Lajme

Krasniqi në Mitrovicë për Hamzën: Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryeministër kanë qenë një një tubim në Mitrovicë, qytet të cilin e udhëheq pikërisht Bedri Hamza.

Krasniqi tha se pjesëmarrja e jashtëzakonshme konfirmon se Bedri Hamza është kryeministri më i mirë që Kosova mund të ketë.

“Ishim sonte në Mitrovicë dhe bashkë me Bedriun do të jemi në çdo cep të Kosovës. E kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme, konfirmon se Bedri Hamza është Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë sot. Sepse, më shumë sesa i fjalëve, Bedriu është lider i veprave – i dëshmuar shumë herë në çdo përgjegjësi institucionale që ka mbajtur”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje, Krasniqi ka thënë se “është koha që Kosovën ta kthejmë në drejtimin e duhur”.

“Koha është për liderë dhe parti të dëshmuara. Koha është ta kthejmë Kosovën në drejtimin e duhur. Koha është ta zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën. PDK është gati! Faleminderit Mitrovicë për pritjen”, ka thënë ai.