Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues për organizimin dhe funksionimin e bordit të Mitrovicës.
Sipas Krasniqit, bordi i Mitrovicës ka sjellur dhe ndihmuar projekte të cilat kanë bashkuar dy komunat, ndër to edhe urat e reja, duke krijuar një fazë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit.
Njoftimi:
Sapo kam nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues për organizimin dhe funksionimin e bordit të Mitrovicës.
Bordi i Mitrovicës ka sjellur dhe ndihmuar projekte të cilat kanë bashkuar dy komunat, ndër to edhe urat e reja, duke krijuar një fazë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit.
Në jug dhe në veri, mbështetja shtetërore nuk do të mungojë dhe do të mbështesim këtë bord në propozimet e tyre për të mirën e qytetarëve tanë.
