Lajme

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

Anëtari i Parisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka akuzuar partitë opozitare, PDK-në dhe LDK-në, për siç ka thënë ai ofrimin me Albin Kurtin.

Krasniqi ka thënë se këto dy parti ashtu siç i shkuan në takim për presidentin Kurtit, do të marrin pjesë edhe në seancën për zgjedhjen e presidentit.

“Kosova rrezikohet nga një pushtet autoritar i Kurtit, por rrezikohet nga një mungesë totale e opozitës, gjë që e bënë shumë problematike me rrëzuar Kurtin në një kohë afatgjate. Partitë opozitare nuk ka bë zë që pesë vjet e më së paku tani. Është herë e parë që një opozitë nuk ka mësuar nga gabimet, por në momentin e parë që i thirri ju ofruan Kurtit. I shkuan në takim, ashtu siç do t’i shkojnë në seancë në zgjedhjen e presidentit”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Krasniqi ka thënë se Kurtit synon një president përmes së cilit do të kap Gjykatën Kushtetuese dhe Prokurorinë.

Sipas tij edhe ideja që të jetë kandidat për president dikush nga familja Jashari, janë lojëra për me zgjedh Vjosa Osmanin.

“Kurti nuk e ka problem me zgjedh Vjosa Osmanin. Ekziston një mendim që krejt këto lojëra që u bënën, qoftë me familjen Jashari, me opozitën janë për me luajt pazarin me Vjosa Osmanin”, ka thënë Krasnqi.

Ai ka vlerësuar se opozita nuk duhet me qëndru në seancë, për asnjë kanidat që e propozon Vetëvendosje.

Nga PDK të enjten kanë thënë se janë të gatshëm të propozojnë një emër për president.

Përveç, presidentes aktuale Vjosa Osmani e cila ka shprehur qëndrim edhe për një mandat, të enjten kanidaturën e ka shpallur edhe Arsim Bajrami ish- ministër në kohën e qeverisjes së PDK-së.

 

 

Të Ngjashme