Lajme

Krasniqi: S’ka Status të Kandidatit për në KiE, derisa Kosova është nën masa nga BE-ja

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se vonesat në marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në KiE janë peng i obligimeve të pakryera nga Kurti dhe Qeveria e tij.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se deri Kosova është nën masa të BE-së, s’ka status të kandidatit.

Ajo ka shtuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe se atë e bën LDK.

Postimi i saj i plotë:
Vonesat në marrjen e Statusit Kandidat për anëtarësim në janë peng i obligimeve të pakryera nga Albin Kurti dhe Qeveria e tij. Nuk ka Status të Kandidatit derisa Kosova është nën masa të BE-së, e marrim Raport të Vendit (Progresit) negativ si ky i fundit, që është më i dobëti që ka marrë Kosova ndonjëherë .

Ndryshimi është i domosdoshëm.