Lajme

Krasniqi takohet me diplomaten amerikane, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë–ShBA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me të ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.

Krasniqi dhe Prattiparti kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovës, veçmas në njoftim është theksuar rëndësia e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe ShBA-së.

“Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, pata kënaqësinë të takoj znj. Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe theksuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se partneriteti strategjik ka qenë e mbetet shtyllë e rëndësishme për avancimin ekonomik, politik dhe demokratik të Kosovës.

“E informova znj. Prattipati për përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, për të nxitur zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët tanë ndërkombëtarë. Gjithashtu, biseduam për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe domosdoshmërinë e një procesi zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik.

Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces të rregullt dhe të drejtë përgjatë gjithë fushatës elektorale”./teve1.info/