Lajme

Krasniqi: Të moshuarit në Kosovë meritojnë trajtim më të dinjitetshëm

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar ka falënderuar paraardhësit tanë për përkushtimin dhe kontributin e përhershëm në fuqizimin e familjes e shoqërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se të moshuarit në Kosovë, meritojnë trajnim më të dinjitetshëm dhe kujdes institucional, shkruan teve1.info

“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, nderojmë dhe falënderojmë paraardhësit tanë për përkushtimin dhe kontributin e përhershëm në fuqizimin e familjes dhe shoqërisë. Të moshuarit në vendin tonë meritojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe kujdes institucional, duke ua shpaguar mundin e sakrificën shumëvjeçare me pensione të larta, që ua mundësojnë përballimin e kostos së rritur të jetesës në Kosovë.” – ka shkruar Krasniqi.

“Garantimi i mirëqenies së të moshuarve dhe mbështetja e kërkesave të tyre – duhet të jetë prioritet i gjithsecilit!” – përfundoi ai.

Ndryshe, më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit.

Dita Botërore e të Moshuarve