ShowBizzz

“Krejt shoqet e dinë si je bo…”- Ndarja e tyre, Olsi i dedikon dy fjalë të fundit Eglit: Kam dy muaj që…

Tashmë po bëhen javë nga ndarja mes Olsi Bylykut dhe Egli Takos, mirëpo dyshja kanë vendosur t’a mbajnë çdo arsye të këtij vendimi private.

Ata kanë vendosur mos të bëhen pjesë e intervistave televizive, mirëpo thumbat dhe dedikimet online nuk kanë munguar.

Së fundmi Olsi ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Hallall”, në bashkëpunim me Eugenën, dhe vëmendje të madhe morrën disa pjesë nga teksti i këngës, projekt i cili duket si një dedikim për ndarjen me Eglin.

Këngëtari dëgjohet si fillim të thotë se ka filluar alkoolin, e më pas i drejtohet indirekt Eglit se, “Krejt shoqet e dinë si je bo…“.

Më pas Olsi tregon se ndarja e tyre ka ndodhur prej më shumë se dy muajsh.

Se di pse më dole prej plani, ëndrrat që kishim për money. 
M’ke lëndu ky ishte fati, fotot kam thy aparatin
Pështyj alkool se kam dy muaj që nuk e lë gotën
M’ premtove botën, m premtove besën e mie mbylle portën”, vazhdon dedikimi i Olsit për Eglin.