Bota

Kremlini mohon se ka patur bisedë telefonike midis Trump dhe Putin: Trillime

Kremlini ka mohuar raportimet se presidenti rus, Vladimir Putin, ka folur me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Washington Post raportoi se një telefonatë kishte ndodhur, duke cituar burime të paidentifikuara dhe tha se Trump i kishte thënë Putinit se ai nuk duhet të përshkallëzojë luftën në Ukrainë.

“Është krejtësisht e pavërtetë. Është trillim i pastër, është thjesht informacion i rremë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për telefonatën. “Nuk ka pasur asnjë bisedë.”

“Ky është shembulli më i dukshëm i cilësisë së informacionit që po publikohet tani, ndonjëherë edhe në media mjaft me reputacion”, tha Peskov.

TS Poll - Loading poll ...

Peskov shtoi se Putin nuk kishte plane specifike për të folur me Trump për momentin.



/tiranapost