Histori

Krerët e partisë `Guxo`, Donika Gërvalla dhe Faton kujtojnë Smajl Hajdarajn

Krerët e partisë `Guxo`, Donika Gërvalla dhe Faton e kanë kujtuar Smajl Hajdarajn, figurës së shquar të luftës për liri dhe demokraci.

Sot, mbarë Kosova kujton heroin e saj, Smajl Hajdarajn, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Rugovës dhe deputetin e përkushtuar të Republikës së Kosovës, ka shkruar në Facebook kryeparlamentarja Donika Gërvalla.

“Vrasja e tij tinëzare para banesës në Pejë, e kryer pas çlirimit të vendit, nga armiqtë e demokracisë, lirisë dhe pluralizmit politik, ishte atentat ndaj vetë shpresës për një shtet të së drejtës. Moszbardhja e këtij krimi dhe e vrasjeve të tjera politike të pasluftës mbetet njollë e rëndë dhe plagë e hapur në tranzicionin e Kosovës, si dhe një thirrje e përditshme për drejtësi të vonuar”, ka theksuar Gërvalla.

Sipas saj, Smajl Hajdaraj ishte një hero i demokracisë, që bashkoi mendimin e kthjellët politik me guximin e luftëtarit. Ai qëndroi besnik idealit të lirisë edhe në kohët më të vështira dhe nuk u tërhoq nga angazhimi për ndërtimin e një Kosove demokratike, të drejtë dhe me institucione funksionale.

Figura dhe vepra e tij mbeten udhërrëfyes për brezat që besojnë në liri, demokraci dhe përgjegjësi shtetërore.

“Ai jeton në themelet e lirisë sonë, në kujtesën kolektive dhe në ndërgjegjen e çdo qytetari që beson se Republika e Kosovës nuk është ndërtuar përmes frikës, por përmes guximit. Emri i tij mbetet amanet dhe obligim për brezat që vijnë”, ka shtuar Gërvalla.

Të Ngjashme