FermaVIPShowBizzz

Krijimi i vargjeve pikante me rimë, Agai sfidon fermerët, të qeshura në “Ferma VIP”

Agai ka dërguar një zarf në “Ferma VIP” duke sfiduar fermerët. Ata duhet të vazhdojnë vargjet pikante me rima.

“Fermerë në ditë të tilla me vranësia gjithmonë na mbledh shtëpia. Agai ka menduar për ju një lojë që asnjë  fermerë nuk duhet t’a mohojë. Të mbledhur rreth tavolinës duhet të bëheni mjeshtrat e rimës.

Të mbledhur rreth tavolinës së ngrenies të gjithë bashkë do të thurni vargjr me rime. Në krye të tavolinës qëndron kryefermeri, i cili fillon vargun e parë dhe fermeri ngjitur në të majtën e tij duhet të vazhdojë vargun me rimë. Pra, drejtimi është në sens oral. Fermeri që ngec përjashtohet nga ai raund. Do të zhvillohen disa raunde. E vendos kryefermeri fillimin e një raundi të ri. Loja fillon dhe mbaron me gongun e Agait. 23 prilli është dita ndërkombëtare e librit dhe ndaj ju sfidon të shfrenoni fantazin e vargjeve pikante”, lexoi Dijonisi zarfin e dërguar nga Agai.

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Fermerët u ulën rreth tavolinës së ngrënies dhe nisën lojën. Loja filloi me kryefermerin, pra Valerin dhe u pasua nga Baby G. Albano ishte një nga fermerët që përmes batutave shkaktoi të qeshura në fermë. /vizionplus.tv