Kuriozitete

Krijohet në Kinë magneti më i fuqishëm në botë

Është realizuar në Kinë magneti më i fuqishëm në botë. Ka një fuqi prej 42.02 Tesla dhe është në gjendje të gjenerojë një fushë magnetike 800 mijë herë më të lartë se graviteti i Tokës. Aktivizimi i tij ka konsumuar 32.3 megavat elektricitet, që është e barabartë me nevojën e një qyteti për energji.

Është i kategorisë resistive, relativisht jo shumë e vështirë për t’u realizuar dhe shumë i përdorur në fusha të ndryshme, nga kërkimet biomjekësore e deri tek fizika e elementëve.

Por arritja e një rekordi të tillë është një sfidë mjaft komplekse shpjegojnë autorët e projektit të Akademisë së Shkencave të Kinës dhe do të shërbejë për t’i hapur rrugë studimit të materies. Gjithashtu përmirësimi i teknikave për të realizuar magnetë më të vegjël, por shumë të fuqishëm, që sot gjejnë përdorim në makineritë dhe aparaturat mjekësore për rezonancë magnetike.