Lajme

Krim në familje/ Burri vret gruan, djali hyri mes plumbave për të mbrojtur të ëmën…

Kanë dalë detaje të rënda nga ngjarja tragjike në zonën e Vago di Lavagno në Verona, ku një 60-vjeçar vrau gruan dhe plagosi djalin.

Mediat italiane raportojnë se 15-vjeçari kishte hyrë për të mbrojtur nënën nga plumbat dhe mbeti i plagosur rëndë. Udesh ardhja e helikopterit për të transportuar me urgjencë në një spital më të specializuar.

Ndërkohë që 58-vjeçarja nuk mundi t’u mbijetojë plumbave. Ishin fqinjët që njoftuan menjëherë policinë pas të shtënave me armë, të cilët sapo arritën rrethuan zonën.

Oficerët kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për zbardhjen e shkakut që çoi në këtë tragjedi.