I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tij.
Morina akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, shkatërrimin e pronës, dëbimin e popullatës civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1 mijë qytetarëve.
Sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, R.M., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
R.M., akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.
