
Katër shtetas janë arrestuar në kushtet e flagrancës nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Tiranës, si dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për kontrabandë të cigareve.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare, si dhe kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, shërbimet e Policisë së Tiranës organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cigarette”.
Si rezultat i këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
– F. Z., 68 vjeç, P. J., 43 vjeç, A. Sh., 29 vjeç, dhe E. F., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë.
Njoftimi i plotë – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cigarette”.
Si rezultat i këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
– F. Z., 68 vjeç, P. J., 43 vjeç, A. Sh., 29 vjeç, dhe E. F., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare, si dhe kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo