Në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Klodian Braho kreu i SPAK ka ngritur shqetësimin e personave që janë të shpallur në kërkim ose që janë të dënuar dhe arrestimi i tij ende nuk është kryer.
Braho tha se për persona të veccantë janë duke menduar një strategji për t’i arrestuar vetë. Braho nuk hodhi direkt akuza ndaj policisë së Shtetit por tha se: Nuk e di arsyen pse nuk arrestohen!
See also Kush do të bëjë një PROPOZIM dashurie? Çfarë do të ndodhë në spektaklin e “Big Brother VIP 5”?(VIDEO)“Nuk ka kapacitet operacionale që SPAK sot të bëjë arrestime të personave në kërkim. Siç është fenomen shqetësues për ju, mund të jetë edhe për ne. Kemi disa të kërkuar me masa sigurimi në mungesë apo të dënuar në mungesë. E kemi ngritur vazhdimisht këtë shqetësim. A kemi një strategji? Është herët s’dua të bëj diçka publike sot, por ajo që mund të them është se po mendojmë një reagim të ndryshëm institucional nga SPAK që të jetë i aftë ti bëj vetë këto veprime të veçanta të natyrës operacionale”, tha Braho.
