ShowBizzz

Krisje miqësie midis Borës dhe Semit? Ky veprim zbulon gjithçka

Shpesh në rrjet është aluduar për krisje të miqësisë së Bora Zemanit me Semi Jaupajn.

Diçka e tillë u fol edhe së fundmi, pasi një llogari në rrjetet sociale pretendonte se dy mikeshat nuk ndiqeshin më në Instagram.

Megjithëse nuk ishte e vërtetë, kjo nuk i ndaloi hamendësimet e ndjekësve për një prishje raportesh të dy mikeshave.

E si për ti dhënë fund njëherë e mirë këtyre lajmeve, ka qenë vetë Semi ajo që me një koment në Instagram ka zbuluar si i ka raportet me Borën.

Në projektin e fundit të moderatores, këngëtarja shkroi: “Lule Bora”.