Në një intervistë të dhënë së fundmi për programin “Glamour Zone”, Krist Dragot ka zbuluar një pjesë të kaluarës së tij që nuk dihej më parë nga mediat.
Ai ka folur pikërisht për moshën më kritike për çdo person, siç është adoleshenca.
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse ka ekperimentuar ndonjëherë me lëndët narkotike, ish banori i BBV e konfirmoi.
Ester Bylyku: A ke eksperimentuar ndonjëherë me lëndët narkotike?
Kristi Dragot: Po, absolutisht. Është pjesë e adoleshencës dhe ke nevojë të kuptosh që nuk janë gjithmonë gjëra pozitive.
Ester Bylyku: Konkretisht, cilën ke provuar?
Kristi Dragot: Hashashin dhe nuk më pëlqeu sepse më bëri paranonjak. Më bëri një Krist që nuk doja të isha, dhe mua më pëlqen ky që jam.
lokimagazine