ShowBizzz

Kristi do të jetë sërish pjesë e BBV, por këtë herë jo si banor

Gjatë gjithë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”, nga dita e parë e deri në finale, Krist Aliaj është cilësuar si një personazh i qetë, me argumenta dhe analiza të forta.

E duket se kjo karakteristikë që ka, së bashku me eksperiencën në BBV2, e cojnë Kristin tek një dëshirë: të jetë opinionist i BBV3!

Teksa ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai u shpreh se e shikon të arsyeshme të jetë opinionist për shkak të këtyre arsyeve.

“Për mua është logjike të jem opinionist sepse fakti që kam eksperiencë në një ‘Big Brother’ shumë dinamik, di të bëj analizë të fortë, do e gjeja veten dhe do ishte bonus për programin. Pra, jam një person që i ka kaluar ato situata, jo vetëm i analizon si person i tretë”, tha Kristi.

Nga ana tjetër Arbër Hajdari ka konfirmuar pak ditë më parë se nuk do të jetë më në rolin e opinionistit për shkak të angazhimeve të tij, por edhe sepse sipas tij publiku ka nevojë të shohë risi.

Ndaj, mbetet për t’u parë nëse produksioni i BBV do t’a marrë për bazë dëshirën e Kristit dhe të zëvendësojë Arbër Hajdarin me të.