![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/kristi-flet-per-zhaklinen-kaluam-5-muaj-bashke-nuk-isha-xheloz_647e5b4cc1e4a.jpeg?resize=1140%2C630&ssl=1)
I ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top”, Kristi ka folur për Zhaklin Lekatarin dhe marrëdhënien e tyre. Kristi ka treguar se ata janë takuar disa herë dhe Zhaklina i ka folur për lidhjen e saj. Ai tha se i ka dhënë çokollata, si gjest shoqëror.
“Kam komunikuar me Zhaklinën, i kam dhënë çokollata belge. Nuk ishte në kuadër romantik. Kaluam 5 muaj bashkë. Ishim profesionalisht të lidhur. Ishte thjesht një gjest profesional, shoqëror. Kemi pirë dhe dy kafe. Nuk isha xheloz. Unë u kënaqa për Zhaklinën. Më tregoi si qëndronte situata kur u takuam. Ata shkojnë shumë si çift. Nuk e njoh. Më ka thënë që ai është shumë i mirë. Besoj se mund të zhvillohet diçka aty.”- tha Kristi.