3
Pas pjesës me DJ Gimbon në “Live nga Shtëpia” nga studioja radiofonike të Top Albania Radio-s, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, shpërtheu debati mes Kristit e Mirit, dy të ftuarve të moderatorëve Ardit dhe Selin.
Përqafimi i Kristit për rivalin Miri pas nominimit fiktiv që përkohësisht nxori jashtë shtëpie këtë të fundit dhe Brikenën, sot çoi në përplasje.
Kristi: Kemi arritur edhe të flasim, të qeshim e të qajmë me njëri-tjetrin. Mendova se ishte bërë pishman e se Miri po ndryshon, mu dhimbs. Këtu të jesh njeri, merret për dobësi. Miri, personi që ka luajtur më pistë. Ndërton skemë me marrëdhënie me një vajzë sa gjysma e moshës së tij. Përdor edhe vajzën e tij. Moment incesti.
Miri: Ku është incesti këtu?
Kristi: Miri bëri dy herë pafytyrësi duke luajtur edhe me familjen e tij edhe me lojën e pistë këtu brenda. Miri ka skaduar këtu brenda, ka mbaruar.
ks
