ShowBizzz

Kristi rikthehet në ekran, ku do e shohim ish-banorin e BBV

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP”, Krist Aliaj menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për “She’s On Top”, spektakël i cili ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Tashmë pushimet kanë mbaruar dhe Kristi duket se do të rikthehet, por jo në të njëjtin spektakël. Së fundmi me anë të një fotoje ai i ka bërë shumë kuriozë ndjekësit, pasi ka shkruar se së shpejti do të jetë në ekran. Nuk dihet ende se në cilin program do të jetë këtë herë ama pritet të zbulohet.