ShowBizzz

Krizë në martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës? Dyshja zhduk çdo gjurmë, mungojnë postimet së bashku

Zërat për një ndarje të mundshme mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës, janë rikthyer sërish. Ndonëse muaj më parë çifti i mohoi këto thashetheme, veprimet e fundit në rrjetet sociale tregojnë një situatë ndryshe.

Si Klea ashtu edhe Elgiti ,kanë fshirë fotot e përbashkëta nga llogaritë e tyre përkatëse në ‘Instagram’. Çifti, i cili është bashkë prej disa vitesh, duket se po kalon një moment jo të mirë në lidhjen e tyre.

Të lidhura

None found

U bënë disa muaj që dyshja nuk shfaqet së bashku, duke vijuar të ndarë angazhimet e tyre. Elgiti, si një ndër artistët më të kërkuar në tregun muzikor, shfaqet non stop në rrjetet sociale ku zbulon agjendën e tij.

Nga ana tjetër, Klea vijon të ruajë disi një profil më të ulët, ku ndan edhe copëza me djalin e tyre Krid. Por duhet thënë se gjithnjë në këto postime të muajve të fundit mungon Elgiti në tablonë familjare.

Aktualisht çifti ndiqet ende në rrjetet sociale, por kanë fshirë të gjitha fotot që kanë pasur së bashku. Në eventet e ndryshme që ka pasur në Tiranë, dyshja nuk është shfaqur më bashkë. Edhe javën e shkuar, ishte vetëm Elgiti ai që mori pjesë, pa praninë e bashkëshortes së tij. Kjo nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje mes tyre.

Por pas disa muajsh, duket se skenari përsëritet. Vetëm se këtë herë, protagonistët kanë preferuar që mos të flasin, duke lënë thashethemet të vijojnë. Në një intervistë në maj 2025, Klea Huta foli për planet për zgjerimin e familjes së saj.

“Kam dëshirë të kem një fëmijë tjetër, nuk e di vajzë apo djalë. Mua të gjithë më thonë kur do ta bësh vajzën. U them: A e kam të shkruar këtu në ballë që do bëj vajzë? Nuk e di çfarë do jetë, çfarëdo që të jetë dhe kurdo që të vijë, të vijë me shëndet dhe me bekimin e madh nga zoti”, – tha Klea Huta.

Çifti celebroi dashurinë e tyre bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre udhëtuan drejt jugut vendit aty ku u mbajt dhe ceremonia.

Festa e cila nisi pas mesnate përkonte edhe me ditëlindjen e djalit të tyre Krid ku e pritën të gjithë bashkë buzë detit. Pas dasmës, Klea Huta foli lidhur me këngën që i dedikoi Elgitit dhe emocionet e dasmës.

 

 

“Jam shumë e lumtur për të gjithë dashurinë që më kanë dhënë, për të gjithë njerëzit që e dëgjojnë e ma dërgojnë me video, që kanë filluar ta këndojnë nëpër dasma në momentin e tyre më të rëndësishëm. Është shumë e bukur. Edhe kur e nisa për ta bërë këtë këngë, doja me patjetër që të ishte diçka që na personifikonte ne të dyve, historinë tonë. Por gjithmonë në mendje kisha se kush është ajo histori dashurie që nuk ka kaluar këto gjëra që kemi kaluar ne. Dhe bashkë me Kledi Bahitin u përpoqëm ta bënim në atë formë që ta gjente veten kushdo. Edhe pjesën e Kridit që e kam futur tek “lulëzove ti një jetë në trupin tim”, si dhuratë për kohë të bukur dhe të vështirë, edhe një çift që nuk ka fëmijë mund të kenë lulëzuar pranë njëri-tjetrit dashurinë./Panorama Plus

 

Të Lidhura:

  1. Elgit Doda feston ditëlindjen, Klea Huta emocionon me dedikimin
  2. Përflitet se i dha fund martesës/ Klea Huta mesazh këngëtarit? Ja postimi që po bën xhiro në rrjet
  3. Emocione dhe lot, Elgiti i propozon për martesë Kleas në ditëlindjen e djalit (VIDEO)
  4. Foli për divorcin e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, gazetari i njohur paditet nga çifti

Të Ngjashme