Lajme

Kroacia prezanton paketën e ndihmës: Subvencione, akcizë për karburante dhe mbështetje për qytetarët

Qeveria kroate ka miratuar një paketë të re masash për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë, me fokus në uljen e kostove të jetesës, shkruan jutarnji.hr, transmeton IndeksOnline.

Subvencionet për gazin dhe energjinë elektrike do të vazhdojnë deri më 1 tetor, ndërsa do të vazhdojë edhe kufizimi i çmimeve të karburanteve dhe ulja e akcizave.

Është miratuar gjithashtu një paketë ndihme për bujqësinë me vlerë 20 milionë euro, për mbjelljet dhe punimet pranverore. Qeveria do të vazhdojë edhe subvencionimin e ushqimit për studentët, duke mbajtur çmimin e vakteve në 0.86 euro edhe për gjashtë muajt e ardhshëm.

Në pjesën tjetër të masave, qeveria synon të nxisë investimet në energji të rinovueshme dhe të ulë varësinë nga karburantet fosile. Familjet do të mund të marrin mbështetje shtetërore prej 50% deri në 70% për investime në energji të gjelbër.

Sipas qeverisë, këto masa synojnë të lehtësojnë shpenzimet e qytetarëve dhe të forcojnë ekonominë e vendit.

Të Ngjashme