Lajme

KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit në Graçanicë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në zonën e Graçanicës.

Sipas njoftimit në Facebook, arsyeja e ndërprerjes së ujit është një rrjedhje në gypin DN 160 në rrugën Brigada 153.

Furnizimi me ujë do të ndërpritet përkohësisht në këto rrugë:

Brigada 153

Minatori

Mramorit

Shkëlzen Syla

10 Qershori

Florina

Ramë Haxholli

Adnan Loku

Ekipet e Ujësjellësit po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa furnizimi pritet të rikthehet sapo të përfundojnë punimet”, shkruan KRU Prishtina./teve1.info/

Të Ngjashme