Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve të nënshkruajnë kontratën për shërbime.
Sipas kompanisë, nënshkrimi i kësaj kontrate është i detyrueshëm.
Për nënshkrimin e kontratës e cila sipas njoftimit mund të bëhet në secilën pikë të kompanisë, klientët duhet të kenë :Letërnjoftim(ID) • Dokument për pronësinë ose shfrytëzimin e njësisë banesore.
