Keir Starmer tha se do t’i duhet të marrë vendime të vështira dhe do t’i marrë ato herët, në konferencën e tij të parë për shtyp në Downing Street.
Kryeministri i ri i Britanisë si temë të parë, kryesoren pati çështjen e burgjeve të tejmbushura.
Ai u shpreh se burgjet janë plot, por shton se nuk ka “zgjidhje brenda natës” për mungesën e hapësirave të burgjeve në MB.
Kryeministri tha se qeveria e mëparshme nuk ka marrë vendime të ashpra për planifikimin e burgjeve.
Më parë ai zhvilloi një takim të kabinetit në Downing Street me ekipin e tij kryesor me 11 gra ministre, duke përfshirë zëvendëskryeministren Angela Rayner dhe kancelaren Rachel Reeves.
Ndërkohë, Rishi Sunak ka thënë se ai do të qëndrojë si lider konservator për momentin derisa të bëhen planet për të zgjedhur pasardhësin e tij.
/tiranapost