Lajme

​Kryeministri Kurti takon presidenten e BERZh-it, diskutohet për projekte infrastrukturore dhe ekonomikec

Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Renaud-Basso, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe ekonomike në Kosovë.

“Kryeministri Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, ujërave dhe transportit publik.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për të avancuar projektet infrastrukturore dhe për të përmbushur objektivat e bashkëpunimit të përbashkët.

Në përfundim, Kryeministri falënderoi Presidenten e BERZh-it për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Të Ngjashme