Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë të hënën, ku do të pritet nga kryekuvendarja Albulena Haxhiu, me fillim nga ora 10:00, njofton Kuvendi i Kosovës
Takimi i nesërm pritet të theksojë bashkëpunimin parlamentar dhe institucional midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet dypalëshe dhe koordinimin në çështje rajonale dhe politike.
Vizita e Peleshit vjen një javë pas vizitës së Elisa Spiropalit, e cila ishte ministre për Punët e Jashtme e Shqipërisë.
Spiropali vetëm një ditë pasi vizitoi Kosovën u largua nga posti i ministres së Jashtme të Shqipërisë. Ishte një nga shtatë ndryshimet që bëri kryeministri Edi Rama në ristrukturimin e Qeverisë.
