Kryetari i Listës Srpska Zlatan Elek ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, ka njoftuar sot kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu.
Ai është zëvendësuar me një kandidat tjetër nga kjo parti, Branislav Nikoliq.
Nikoliq dha betimin në seancën e sotme.
Kujtojmë se, sot po mbahet seanca për miratimin e buxhetit.
