Minisria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratën për furnizimin me barnat e nevojshme për procedurat e Feritilizimi të Asisitaur Mjekësor.
Sipas zyrtari të Ministrisë së Shëndetësisë, Durim Elshani, deri tani në QKUK janë kryer 12 procedura të IVF-së, ndërsa qiftet po kursejnë deri 5000 euro për dy procedura që në QKUK ofrohen falas, transmeton Zeri.info.
“U nënshkrua kontrata për furnizimin me barnat e nevojshme për procedurat e Fertilizimit të Asistuar Mjekësor. Ashtu siç e rregulluam me UA-në për bashkëpagesa, kjo procedurë që në sektorin privat kushton deri në 5000 euro, në QKUK dy procedurat e para ofrohen pa pagesë. Deri më tani janë kryer 12 procedura IVF”, ka bërë të ditur Elshani.
Kujtojmë se me funksionalizimin e shërbimit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, interesimi për këtë shërbim është shumë i madh. Nga fundi i vitit të kaluar kur është përuruar kjo metodë mjekësore e deri më në shkurt, janë kryer 255 konsulta, ndërsa në pritje janë edhe 470 të tjera.
