Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, rriten lehtë temperaturat

Pritet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore; megjithatë nuk priten reshje. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -4°C vlera më e ulët deri në 7°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pritet një rritje e lehtë e vlerave barike në republikën e MV;, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në të gjithë territtorin. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja, të sjellin vranësira më të shpeshta në territor, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në Jugore dhe Juglindore, por nuk priten reshje. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale, por edhe ato maksimale duke u luhatur nga nga -3°C vlera minimale deri në 7°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë mesatare deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Evropa 

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në qendër do të sjelle vranësira, shira si edhe stuhi të forta ere në ishujt britanikë dhe zonën e Alpeve. Po ashtu, Europa Veriore dhe Lindore do të mbeten nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë dominante ndërsa vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme kontinentale në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të herëpashershme./abcnews/a;