Lajme

Kthjellime dhe vranësira, temperaturat pësojnë rritje

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal i pasur me lagështirë do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat e dendura do të jenë dominante: më të theksuara në zonat veriore dhe veriperëndimore, ku priten edhe rrebeshe të izoluara shiu.

Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke rrezikuar reshje shiu në zonat e ulëta dhe të gjithë zonën malore; herë pas here priten edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 8°C minimalja deri në 29°C vlera maksimale.

Era do të fryjë e lehtë por herë pas here mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë 24 orëshit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu: më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë ditës së shtunë; republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu, ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C. Ndërkohë parametri i erës do të paraqitet e lehtë dhe herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent verior.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në verilindje të Europës me ndikim deri në Baltik do të sjellë vranësira dhe reshje shiu në rajonin e Baltikut si edhe të gjithë Lindjen e kontinentit. Po ashtu, si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Atlantiku drejt qendrës së kontinentit do të sjellë; rrebeshe shiu si edhe mini stuhi të forta ere në Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të paraqiten ishujt Britanikë, gadishulli Skandinav si edhe gadishulli Iberik./abcnews.al