Lajme

Ku është zhdukur Ervis Martinaj? Ministri Taulant Balla habit me përgjigjen

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha në një intervistë në Euronews Albania se ka një pistë hetimi për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Sipas Ballës, çështje të kësaj natyre, kërkojnë më tepër kohë për të arritur në përfundimet e duhura.

“Policia e Shtetit e ka një pistë hetimi. Por këto janë çështje që kërkojnë kohë për t’u hetuar. Rëndësi ka që gjithçka të bazohet mbi prova dhe të konkludohet me prokurorët sa më shpejtë të jetë e mundur.” –u shpreh Balla.

Në fjalën e tij, ministri tha se hetimet kryen nga prokuroria, e si të tilla edhe për çështjen në fjalë hetimet po kryen në basshkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorië së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.