ShowBizzz

Kudo aludohet se nuk janë më shoqe, ky veprim i Efit Dhedhes për Mikela Pupën tregoi gjithçka!

Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.

E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private, për Efin u aludua se ka prishur raportet me shoqen e saj të ngushtë, Mikela Pupën.

Kjo për shkak se Efi bëri disa deklarata në lidhje me shoqërinë, ku u shpreh se ka ndryshuar raportet me shumë persona nga shoqëria e saj.

Ama ditën e sotme, me veprimin e fundit Efi ka zbuluar shumë, pasi ka bërë një urim për Mikelën në Instastory me rastin e ditëlindjes së saj, ku shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime”, duke treguar kështu se miqësia mes tyre vazhdon të jetë njësoj.