Ekspozimi ndaj dritës blu të emetuar nga dritat LED jashtë shtëpisë, telefonat inteligjentë apo tabletët mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe prostatës, sugjeron një studim i ri.
Gjatë studimit, të publikuar tek revista Environmental Health Perspectives, shkencëtarët krahasuan të dhënat mbi ekspozimin ndaj dritave artificiale gjatë natës tek thuajse 2000 pacientë me kancer të gjirit dhe prostatës, dhe rreth 2000 të tjerë Ata zbuluan se personat e ekspozuar ndaj niveleve të larta të dritave blu jashtë shtëpisë gjatë natës janë 1.5-fish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të gjirit dhe 2-fish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të prostatës, krahasuar me ata më pak të ekspozuar. Meshkujt e ekspozuar ndaj niveleve të larta të dritave artificiale brenda shtëpisë janë gjithashtu 2.8-fish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të prostatës, sipas këtij studimi.
“Zbulimi i vërtetë i këtij studimi është se, për herë të parë, mund të shohim ngjyrën në rezolucion të lartë dhe ta lidhim atë me raste individuale”, thotë Alejandro Sánchez de Miguel, shkencëtar tek Universiteti Exeter, në Britani. Edhe pse studime të mëparshme kanë përdorur imazhe satelite për të kalkuluar intensitetit e dritës artificiale gjatë natës, ky studimi i ri është i pari që ka vërejtur në mënyrë specifike fuqinë e dritës blu.
“Gjatë këtij studimi jemi fokusuar tek imazhet satelitore, sepse satelitët e tjerë nuk mund t’i vërejnë ngjyrat”, ndërkohë që astronautët jashtë stacionit hapësinor munden, shton ai.Prandaj, ky është studimi i parë që lidh ekspozimin ndaj dritave blu me rrezikun më të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe prostatës”. Ndërkohë që ekspozimi ndaj dritave të tjera artificiale, si ato me hije të kuqe dhe jeshile, me spektrum të dukshëm – nuk janë lidhur me asnjë lloj të kancerit, citohet në stufim.