LifeStyle

Kujdesi ndaj vetes – Gocat që mbajnë gjithmonë me vete shkëlqyes buzësh kanë 11 super tipare personaliteti

Shumë gra dhe vajza mësohen që nga fëmijëria të “duan veten”, por kurrë “shumë” sipas profesoreshës së psikologjisë Amanda Rose. Ato shpesh quhen “arrogante” për vetëbesimin dhe kritikohen kur vënë veten në radhë të parë, e madje gjykohen edhe kur veprojnë nga pasiguria. Por të duash veten si një grua e rritur nuk do të thotë të bësh shfaqje; nuk ka nevojë për demonstrim të madh force ose vetëbesimi. Mund të shfaqet përmes zgjedhjeve të vogla dhe qëllimeve të përditshme.

Duket si gjë e thjeshtë, por gratë që mbajnë gjithmonë me vete zbutës ose shkëlqyes buzësh shpesh kanë tipare të jashtëzakonshme të personalitetit: vetëbesim të qëndrueshëm dhe siguri në vete. Ato kujdesen për veten në mënyra të vogla, duke u përgatitur për situata të ndryshme dhe duke vendosur themelet për sukses. Ato janë të shkëlqyera jo pavarësisht këtyre tipareve, por për shkak të tyre.

1. Janë të organizuara dhe të përgatitura

Të jetosh një jetë të organizuar dhe pa rrëmujë ndihmon në uljen e stresit, sipas një studimi të Universitetit të Connecticut-it. Edhe gjërat e thjeshta, si një çantë e përgatitur ose një ambient i pastër në shtëpi, ndikojnë shumë në mirëqenien mendore. Gratë që mbajnë gjithmonë zbutës ose shkëlqyes buzësh janë më pak të stresuara sepse kanë rituale që i bëjnë të ndihen të sigura dhe të përgatitura për çdo situatë.

2. Kanë vetëbesim

Gratë që jetojnë me siguri dhe duan veten kanë rezultate më të mira psikologjike dhe jetojnë më të lumtura. Ato janë të pranishme në marrëdhënie, veprojnë sipas vlerave të tyre dhe janë të përgatitura për çdo sfidë, sepse kanë një themel të fortë brenda vetes. Kjo siguri shpesh shfaqet në organizim dhe përgatitje.

3. Kujdesen për konsistencën

Konsistenca në marrëdhënie dhe rutina është kyçe për ndërtimin e besimit në vetvete. Për disa, kjo do të thotë të kenë rituale nate për vetëkujdes, për të tjerat të mbajnë gjithmonë gjëra thelbësore si hidratues buzësh, zbutës, shkëlqyes ose një libër.

4. Bazohen në rituale të qeta

Shumë gra shpesh sakrifikojnë kohën e tyre për t’u kujdesur për të tjerët. Por ato që mbajnë zbutës ose shkëlqyes buzësh tregojnë kujdes për veten dhe e kuptojnë rëndësinë e mirëmbajtjes së vetes. Ato ndihen rehat të jenë vetëm dhe përdorin organizimin, mendësinë dhe konsistencën për të menaxhuar jetën e përditshme.

5. Dinë të qetësojnë veten

Veçanërisht kur niveli i stresit është i lartë, prekja e një pjese trupi dhe ritualet e vetëkujdesit janë thelbësore për të ulur tensionin dhe shqetësimet. Çdo gjë e vogël, si zbutës ose shkëlqyes buzësh, është një mjet për të treguar kujdes për veten. Edhe vendosja e buzëkuqit në një event mund të bëhet një moment për qetësi dhe vetëvlerësim.

6. Kujdesen për rehatinë dhe estetikën

Shumë gra ndjekin trendet dhe presionet sociale për të ndjerë siguri. Gratë që mbajnë zbutes dhe shkëlqyes buzësh dhe zgjedhin komoditetin, krijojnë një balancë të shkëlqyer midis prakticitetit dhe pamjes personale. Ato e dinë rëndësinë e prezantimit të vetes, duke mbajtur gjithmonë gjëra që i bëjnë të ndihen të kujdesura.

7. Kanë rutina të forta të vetëkujdesit

Më shumë gra po marrin përgjegjësi për nevojat e tyre personale dhe po krijojnë zakone të shëndetshme të kujdesit për veten. Gratë që mbajnë një shkëlqyes me vte praktikojnë vetëkujdes unik dhe të qëndrueshëm. Ato planifikojnë dhe përgatiten për sukses, edhe nëse duket një zakon i vogël dhe i thjeshtë.

8. Janë empatike dhe të vetëdijshme

Gratë që kujdesen për veten shpesh kuptojnë nevojat e të tjerëve. Një zbutes ekstra në çantë mund të ndihmojë dikë tjetër kur ka buzë të thata. Këto veprime të vogla tregojnë përkujdesje dhe ndërgjegje sociale.

9. Janë të vetëdijshme

Vetëdija do të thotë të pranosh ndjenjat dhe të veprosh mbi to. Një grua që gjithmonë mban zbutës ose shkëlqyes buzësh është e përgatitur për nevojat e saj dhe ka mësuar të sillet mbi shqetësimet personale me mënyrë praktike dhe të qetë.

10. Nuk pëlqejnë pasigurinë

Gratë që nuk pëlqejnë pasigurinë zakonisht janë më të përgatitura se të tjerat. Ato mendojnë për situata të mundshme, planifikojnë dhe organizohen për çdo ndodhi, duke shmangur ankthin dhe stresin e panevojshëm.

11. Janë të përqendruara te detajet

Gratë që kujdesen për gjërat bazë si zbutës ose shkëlqyes buzësh mendojnë për çdo detaj. Ato nuk jetojnë në autopilot, por krijojnë rutinat dhe përgatiten për pasiguri. Ato janë të veçanta sepse fokusi i tyre te detajet i bën të jenë në gatishmëri për çdo situatë.

Të Ngjashme