Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka komentuar sot qëndrimin e Gjykatë së Lartë sa i përket vulës së PD, ku thotë se ky vendim nuk e zgjidh konfliktin pasi nuk ka ende një vendim të formës së prerë, për të cilin do të duhet të pritet fjala e Gjykatës së Apelit.
Sa i përket hetimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga ana e SPAK, ai tha se çështja shkoi deri në marrjen e masës së arrestit shtëpiak për shkak se ai ka thyer masat e mëparshme të kërkuara nga drejtësia.
Ai theksoi se pretendimi i Berishës së gjatë qeverisjes demokrate nuk ka pasur korrupsion nuk qëndron pasi sipas tij ka pasur segmente të prekura nga ky fenomen.
“Ky është një hap i qartë i Gjykatës së Lartë për të korrektuar punën e Apelit që nuk i dha drejtim mosmarrëveshjes mes dy palëve për logon e PD. Gjykata ka lënë sërish në fuqi Kuvendin e 21 korrikut sepse nuk ka një vendim të formës së prerë.
Nuk kemi asnjë lajm të ri, pra nuk ka një vendim të formës së prerë që të themi se konflikti u zgjidh përfundimisht. Se kur do të vendoset përfundimisht, do të varet nga Gjykata e Apelit. Ka shumë fluks çështjesh.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo