ShowBizzz

Kunati i vogël! Vëllai i Kiarës i bën premtim Luizit: Do jem…

Nga momenti i hyrjes në “Big Brother VIP”, tek mbarimi i programit e deri më sot, Luiz Ejlli ka qenë personazhi që ka tërhequr më shumë vëmendje.

Thuajse çdo veprim i tij është shoqëruar me interes të madh nga publiku, ashtu siç ka ndodhur edhe së fundmi.

Këngëtari është pyetur shpesh se si i ka raportet me vëllain e Kiara Titos, partneren e tij, kjo pasi kanë diferencë të madhe në moshë.

Këtë kuriozitet, Luizi ia shuajti ndjekësve me një postim të bërë në Instagram

Teksa shihej krah Rayanit, vëllait të Kiarës, ai shkroi: “Unë do të jem gjithmonë me ty, më tha“, duke treguar se kanë një raport mjaft të mirë bashkë.