Shëndetësi

Kungulli – super perimja e verdhë e vjeshtës

Kungulli është një perim me super veti ushqyese, i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori dhe ka pafund mënyra për tu përfshirë në dietë, sa do të habiteshit. Që nga ëmbëlsira, sallata, byrek me kungull madje-madje mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë dhe i gjalpit. Kungulli është një nga burimet më të mira dhe më të njohura me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitamin A në trup. Ai rritet pothujase në të gjitha zonat e vendit.

Konsumi i ushqimeve të pasura me beta-karoten mund të zvogëlojë rrezikun e radikaleve të lira, mbron nga azma dhe sëmundjet e zemrës dhe ngadalëson plakjen dhe degjenerimin e trupit. Më poshtë keni jo një, por gjashtë arsye se pse ja vlen të fiksohesh me këtë super perim të stinës.

Zemër më e shëndetshme

Të ushqehesh me kungull i bën mirë zemrës. Fibra, potasi dhe vitamina C, që ndodhen tek kungulli e mbështesin fort shëndetin e zemrës. Konsumi i potasit, kaliumit, në mënyrë është po aq i rëndësishëm sa ulja e kripës për trajtimin e hipertensionit. Ushqime të tjera që kanë nivele të lartë të potasiumit janë domatet, portokallet, spinaqi dhe banania. Niveli i lartë i sasisë së potasit lidhet gjithashtu me uljen e rrezikut të atakut kardiak, mbron kundër humbjes së masës muskulare, ruajtjen e densitetit të kockës dhe në parandalimin e gurëve në veshka.

Përmban Beta-karoten

Një nga tipet e kancerit, ku studimet kanë treguar për ndikimin e madh që ka një dietë e pasur me beta-karoten është kanceri në prostat. Beta-karoten lidhet gjithashtu me uljen e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë.

Shëndeti i syrit

Antioksidantët vitaminë C, vitaminë E dhe beta-karoten (të cilat gjenden të gjitha tek kungulli) kanë treguar se ndihmojnë në shëndetin e syrit dhe ndalojnë dëmtimet e mëtejshme të pamjes.

Fertiliteti

Për gratë të cilat duhet të bëhen nëna, konsumi i sa më shumë hekur nga bimë të tilla si spinaqi, kungulli, domate dhe panxhari duket se promovon fertilitetin. Vitamina A, që gjendet tek kungulli, është e domosdoshme gjatë shtatëzanisë dhe ushqimit me gji.

Imuniteti

Ushqimet bimore si kungulli që janë të pasura me vitaminë C dhe beta-karoten ndihmojnë për të shpejtuar metabolizmin, për shkak dhe të kombinimit të tyre me ushqyes të fuqishëm.

Gjumë më i mirë

Farat e kungullit janë të pasura me triptofan, amino acidi që ndihmon në gjendjen e gjumit. Triptofani është gjithashtu përgjegjës për të ndihmuar trupin të prodhojë serotinë, që na ndihmon të ndjehemi më mirë dhe më të relaksuar. Farat e kungullit jo vetëm na bëjnë të bëjmë një gjumë të mirë, por edhe na sjellin në humor.