Mbrëmjen e djeshme, “Dancing With The Stars” erdhi ndryshe nga puntatat e kaluara.
Mes surprizave dhe rrëfimeve për jetën e konkurrentëve dhe jo vetëm, edhe këtë puntatë nuk munguan “kunjat”.
Protagoniste ishin dy vajzat në juri, Olta Gixhari dhe Valbona Selimllari. Teksa aktorja jepte komentet e saj për performancën e Arnitës, Valbonës i tërheq vëmendjen një detaj nga komenti i saj e nuk ngurroi ta ndërpriste.
Pjesë nga diskutimi:
Olta: Ti Arnita sot më vërtetove që je një koktejl i çuditshëm karakterial nuk do të besoja kurrë që data më e rëndësishme për ty ishte kurorëzimi si bukuroshe sepse je natyrë shumë filozofike dhe këtë natyrë ma solle edhe në ‘Rumba’.
Valbona: Olta ke ndonjë gjë me bukuroshet ti?
Olta: Absolutisht jo se jam edhe vetë bukuroshe Bona nuk e di nëse e ke vënë re.
lokimagazine