ShowBizzz

“Kur afrohemi mendja më shkon te partneri”, Vanesa e prekur për marrëdhënien në Ferma VIP: Nuk dua ta humbas Indrin

Afrimi mes Indrit dhe Vanesa në Ferma VIP ka shkaktuar debat si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Kjo situatë ka tërhequr vëmendje pasi Vanesa ka rrëfyer që në ditët e para të spektaklit se është në një marrëdhënie të konsoliduar jashtë. Nga ana tjetër, Indriti nuk e ka fshehur pëlqimin ndaj saj, duke lënë të kuptohet se e sheh edhe në të ardhmen pranë vetes.

Të lidhura

None found

Dyshja kanë kaluar shumë kohë bashkë, shpesh të afërt fizikisht me përqafime dhe momente intime, çka ka shtuar edhe më shumë diskutimet mes banorëve dhe publikut.

“Ne jemi shumë të afërt dhe kjo është e dukshme. Por unë ndihem në faj dhe besoj te Karma“, është shprehur Vanesa për Indritin.

Megjithatë, së fundmi Vanesa duket se ka vendosur të tërhiqet. Ajo ka pranuar se situata po e rëndon emocionalisht dhe se ndihet në faj.

“Në momentin që afrohemi, mendja më shkon te Pipi. Nuk dua të lëndoj asnjërën palë. Sot u zgjova dhe thashë që nuk mund ta vazhdoj më këtë. E ndjej që më ndikon dhe më rëndon,” është shprehur ajo gjatë një bisede me Khubën.

Vanesa theksoi se nuk dëshiron të humbasë Indritin si mik, duke e cilësuar si një person që i jep mbështetje dhe energji pozitive, por shtoi se duhet të vendosë kufij dhe të mendojë për veten.

Të Lidhura:

  1. FOTO/ As Camila dhe as Sabrina – U shfaq me një vajzë të panjohur në tapetin e kuq, Shawn Mendes zbulon se kush e shoqëroi
  2. “U tregua e dobët”- Largimi i Heidit nga Shqipëria pas ndarjes me Romeon, si reagon Egla Ceno për fundin e lidhjes së çiftit
  3. Xheneta e pështyu në fytyrë, reagon familja e Drilonit
  4. Brikena e nominoi, ai e shpëtoi në zinxhir/ Mateo-Selin: Do e sqaroj kur të jetë momenti!

Të Ngjashme