Kuriozitete

Kur duhet ta ndërroni baterinë e iPhone-it tuaj?

A keni menduar ndonjëherë se kur duhet ta ndërroni baterinë e iPhone-it tuaj?

Shpesh herë, njerëzit shprehën të mllefosur kur bateria e tyre harxhohet më shpejtë se sa ata kanë parashikuar, ose mund të ndodhë që telefoni i tyre të ndalet papritur pa ndonjë shpjegim, ndonëse para pak çastesh karikimi ishte me përqindje të lartë.

Arrestohen tre persona në Prizren, dyshohen për dhunim e detyrim në prostitucion të një…

Përfshihet nga zjarri një objekt përballë parkut të biznesit në Drenas

Zyrtare: Jose Mourinho shkarkohet nga Roma

Raportohen tri raste të falsifikimit të parasë, në Prishtinë sekuestrohet kartëmonedha …

Irani kryen sulme në Irak dhe Siri, thotë se ka shënjestruar selinë e Mossadit dhe ISIS…

Përdoruesit e iPhone-it e kanë mundësinë të kontrollojnë shëndetin e baterisë së tyre përmes opsioneve që ofron sistemi operativ iOS.

Për ta shikuar shëndetin e baterisë së iPhone-it tuaj hapni fillimisht aplikacionin e ‘Settings’, pastaj shkoni tek opsioni ‘Battery’, pasi të keni prekur këtë buton shkoni tek funksioni tjetër “Battery Health & Charging”; pasi të keni ndjekur këto hapa, kapaciteti aktual i baterisë tuaj do t’ju shfaqet në krye të dritares së re.

Kur duhet ta ndërroni baterinë e iPhone-it tuaj?

Sipas 9To5Mac, kur bateria e telefonit tuaj të bie nën 80 për qind të kapacitetit të saj origjinal, mund të mendoni për zëvendësim të baterisë.

Ju duhet ta bëni këtë edhe nëse shihni një paralajmërim për degradimin e baterisë ose kur bateria nuk mbushet.

Në seksionin “Battery Health & Charging”, mund t’ju shfaqet paralajmërimi nëse shëndeti i baterisë është i degraduar dhe po u shkakton probleme sikurse ndalja e papritur e telefonit ose kur nuk shfaqet opsioni për kapacitetin kulminant.

Apple thotë se bateritë e iPhone-it janë “të dizajnuara të ruajnë 80 për qind të kapacitetit origjinal në 500 cikle të plota ngarkimi kur funksionojnë në kushte normale”.

Kur një bateri e iPhone-it bie nën 80 për qind të kapacitetit të saj origjinal, një veçori e quajtur “menaxhimi i performancës” mund të zbatohet automatikisht. Kjo funksionon për të ndihmuar në parandalimin e ndaljes së papritur të telefonave.