Mund të jetë befasuese për një prind të mësojë se prodhimi i lartë i djersës dhe era e pakëndshme e trupit të fillojë përpara pubertetit. Kjo ndodh zakonisht midis moshës 8-10 vjeçare.
Pasi të fillojnë të ndodhin këto ndyrshime në fizikun e fëmijës suaj, ju mund ta ndihmoni atë të jetë i pastër dhe të eleminojë erën e pakëndshme, duke i mësuar disa zakone të mira higjienike, të cilat përfshijnë:
Një dush çdo mëngjes për të kufizuar bakteret në lëkurë, të cilat shkaktojnë erën e djersës.
Një dush i dytë pas një sporti ose aktiviteti fizik të fuqishëm.
T’i kushtojnë vëmendje të veçantë zonave të caktuara si sqetullat, këmbët dhe organet gjenitale kur lahen.
Ndërrimi i të brendshmeve dhe çorapeve çdo ditë.
Përdorimi i deodorantit çdo ditë duke filluar rreth moshës 10 ose 11 vjeç.