LifeStyle

Kur gjuha është më e shpejtë se truri, këto janë gjërat më të këqija që mund të thoni gjatë seksit

Për disa pyetje, duhet të gjeni momentin e duhur – që sigurisht nuk është në shtrat gjatë seksit

Seksi është pjesë intime e një marrëdhënieje dhe shumë njerëz janë mjaft të turpshëm të fillojnë një bisedë për këtë temë, veçanërisht nëse duan të kritikojnë dikë.

Pa marrë parasysh nëse jeni në një lidhje afatgjatë me partnerin, sapo jeni njohur me njëri-tjetrin, apo e dini menjëherë se do të jetë seks vetëm një natë, duhet të komunikoni me kujdes dhe të zgjidhni fjalët tuaja, sepse mundeni shumë lehtë ta lëndoni palën tjetër.

Natyrisht, ekspertët thonë që nuk duhet të pranoni gjërat të cilat nuk ju pëlqejnë, por megjithatë ka një kufi dhe disa gjëra që nuk do të duhej t’i thoni gjatë seksit.

Kritikoni teknikën

T’i thuash dikujt se po bën diçka të gabuar do të shkatërrojë besimin e tij, bien dakord ekspertët. Ju e meritoni kënaqësinë, por më mirë lëreni atë bisedë për pas seksit dhe mos filloni me kritika – thoni atë që dëshironi të provoni, si ju përshtatet diçka.

Përmendni emrin e dikujt tjetër

Është pothuajse gjithmonë emri i një ish-partneri, jo i një anëtari të familjes apo mikut. Në shumicën e rasteve, njerëzit thonë emrin e dikujt tjetër në momentin e përjetimit të një orgazme, kur humbasin mendjen për një moment, në kulmin e intimitetit, kështu që është e lehtë të kuptohet se ky gabim është i paqëllimshëm, por sigurisht që është i madh për partnerin. Përveç kësaj, shmangni çdo krahasim me ish-partnerët.

Pyetjet në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Kjo pyetje është e arsyeshme, veçanërisht nëse është një çështje afatshkurtër, por shtrati nuk është padyshim vendi ku duhet bërë. Me fjalë të tjera, nëse jeni të shqetësuar për këtë, mësoni përgjigjen para se të shkoni në shtrat, përndryshe do t’i thoni partnerit tuaj se e perceptoni atë si të shthurur për shkak të diçkaje që ka bërë.