Shëndetësi

Kurat natyrale kundër humbjes së oreksit

Oreksi ikën për arsye nga më të ndryshmet siç mund të jenë sëmundjet apo stresi.

Nëse dëshira për ushqim shuhet për një kohë të gjatë, atëherë mund të përballeni jo vetëm me rënie jo normale në peshë por edhe sëmundje të ndryshme, disa prej të cilave janë kronike.

Përpos medikamenteve, oreksi mund të rikthehet falë disa kurave natyrale të cilat mund t’i bëni lehtë në shtëpi, duke ndjekur këto këshilla:

Koriandra

Kjo bimë përdoret me sukses kundër një sërë problemesh shëndetësore. Barishtja përmban sasi të mëdha antioksidantësh, vitaminash dhe vajrash esencialë që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të kolesterolit dhe ulin kolesterolin e keq. Ajo është efikase në gjallërimin e dëshirës për ushqim, ndihmon tretjen dhe stomakun.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është ideal për të rimëkëmbur dëshirën për ushqim. Konsumi i xhenxhefilit rrit sekrecionet gastrike dhe dëshirën për ushqim. Përdoreni xhenxhefilin në gatimet tuaja për të zgjidhur problemet me oreksin si edhe çaj. Për çajin në një gotë ujë duhet rreth 1 cm xhenxhefil i grirë ose në feta.

Nenexhiku

Nenexhiku njihet për vlerat terapeutike sidomos kundër fryrjeve dhe problemeve me tretjen. Shkencëtarët kanë zbuluar që nenexhiku është përdorur në mjekësinë popullore për mbi 10,000 vjet. Sipas të dhënave, ai ndihmon në rikthimin e oreksit dhe ju mban të shëndetshëm dhe në formë. Pini çaj nenexhiku një herë në ditë për të zgjidhur problemin e mungesës së oreksit.