Studiuesit në Britani të Madhe kanë zbuluar se kursimi i rregullt i parave i ndihmon njerëzit të flenë rehat dhe rregullisht, transmeton Anadolu.
Studimi tregon se kursimi i lejon njerëzit të jenë më pak të shqetësuar për çështjet financiare, në mënyrë që këta njerëz të mos kenë probleme borxhi ose të përgatiten për situata të papritura.
Një studim i kryer nga Qendra Kërkimore e Financave Personale në Universitetin e Bristolit në Britani erdh në përfundimin se kursimi përmirëson cilësinë e jetës. Studimi tregon se kursimi i lejon njerëzit të jenë më pak të shqetësuar për çështjet financiare, në mënyrë që këta njerëz të mos kenë probleme borxhi ose të përgatiten për situata të papritura.
Në hulumtim thuhet se kursimi edhe i një sasie të vogël parash në baza mujore ka efekt pozitiv në shëndetin mendor dhe u theksua se kursimi i lejon njerëzit të flenë pa stres dhe të rehatshëm, duke krijuar kështu zakone të rregullta të gjumit.
Në hulumtim thuhet se individët që thonë: “Unë kam para mënjanë” janë më optimistë në jetën e tyre të përditshme me këtë mendim dhe se njerëzit me të ardhura të ulëta që kursejnë para janë të kënaqur në të njëjtin ritëm si të pasurit që nuk kursejnë. Më tej thuhet se kursimi i parave është situatë e vështirë në botën e sotme ndërsa se 6 në çdo 10 njerëz kanë zakon të kursejnë para.