Lajme

Kurti dhe Abdixhiku takohen të hënën, vazhdojnë konsultimet për presidentin

Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbahet të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Takimi është paraparë të nisë nga ora 11:00.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Kosova ka hyrë në 10-ditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, me afatin përfundimtar më 28 prill, sipas përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, pavarësisht takimeve të deritanishme ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut, ende nuk janë bërë publikë emrat e kandidatëve të mundshëm për postin e presidentit. /teve1.info/

Të Ngjashme