Lajme

Kurti dhe ministri i jashtëm arab flasin për mundësinë e investimeve në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në një takim në New York nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Përgjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti i falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Diskutuan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Kurti theksoi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë që të vijnë ta njohin më gjerë vendin tonë e të investojnë në fusha me interes të përbashkët.