Lajme

Kurti dhe Osmani në ‘luftë të hapur’ / Milaim Nela alarmon: Ambicia e pushtetit ua ka errësuar…!

Publicisti Milaim Nela ka reaguar për përplasjen e fundit politike në Kosovë, duke kritikuar ashpër kampet e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti për përshkallëzimin e akuzave ndaj njëri-tjetrit.

Sipas Nelës, në vend që të qetësojnë situatën dhe të kërkojnë zgjidhje, të dyja palët kanë nisur një “luftë proxy patriotike”, duke publikuar materiale komprometuese dhe duke e thelluar polarizimin politik në vend.

Ai në shkrimin e tij në Facebook, paralajmëroi se kjo klimë përplasjesh rrezikon të dëmtojë jo vetëm marrëdhëniet institucionale, por edhe stabilitetin politik të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Në vend që të ulin gjakërat e të shohin rrugëdalje, të dy krahet kanë ngrehur armët e kanë filluar luftë proxy “patriotike” ndaj njëri tjetrit;

▪️Kampi i Kurtit ka nxjerrë një foto të vitit 2025 në Amerikë ku në një tavolinë me shumë njerëz është Vjosa Osmani dhe Marko Gjuriq e ku ajo akuzohet për komplot ndaj Kurtit e Kosovës. Ndërkohë…

▪️Kampi i Osmanit ka nxjerrë nga arkivi një bisedë të supozuar mes Albin Kurtit dhe Nenad Rashiqit rreth 24 ha tokë rreth Manastirit të Deçanit e ku Kurti akuzohet për tradhëti kombëtare!

Kjo nuk e ndihmon aspak atmosferën për daljen nga situata ku të dyja palët janë fajtore dhe kontribuese, kontribut të cilin nuk ju a ka borxh votuesi i Kosovës i telendisur me tre palë zgjedhje në vit!

Personalisht as në ëndërrën më të keqe nuk mendoj se qofte Osmani apo Kurti janë kundër Kosovës.

Të dy janë karaktere dhe personalitete të forta por të cilëve ambicia e pushtetit ua ka errësuar vetëdijen politike e kjo po dëmton ata dhe Kosovën.

Polarizimi i situatës politike në Kosovë sot i ngjan asaj të para vitit 1924 në Shqipëri ku kërkohej rrëzimi i qeverisë me çdo kusht e çdo mjet pavaresisht se kishte marrë pushtetin me vote te ligjshme e te drejtë!

Ishte ajo atmosferë populiste që çoi në revolucionin “demokratik” të qershorit dhe qeverinë Noli e cila e çoi vendin në anarki e nuk bëri asgjë!

Futeni pak kryet në ujë të ftohtë e kthejuni racionaliterit!

Hiqni dorë prej shantazheve ndaj njëri tjetrit, e mbi të gjitha nga Tirana Zyrtare e mëkëmbësit të Vuçiçit, Edvin Rama se mbase e bëni ndonjë punë të hajrit!

Kosova mbi të gjitha e jo karrierat tuaja personale!

Të Ngjashme