Kurti dhe Osmani së bashku në ndërrim komande në ‘‘Bondsteel’’.
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë parë së bashku në një ceremoni të KFOR-it të mbajtur në kampin e forcave amerikane “Bondsteel”, ku ishin të pranishëm në një ndërrim të rregullt komande.
Të mërkurën e ardhshme është afatit i fundit kur vendi duhet të ketë presidentin me mandat të, në të kundërtën do të pasojnë zgjedhjet e reja.
Presidentja Osmani synon të ketë edhe një mandat në këtë post, por deri më tani, veç partive opozitare që kanë lënë të kuptohet se nuk e mbështesin rikandidimin e saj për këtë post, as Lëvizja Vetëvendosje në krye me Kurtin nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të japin nënshkrimet e tyre për një mandat të ri të Vjosa Osmanit.
